Mësimi 5 –Leximi i të dhënave nga sensori — Programimi i një pajisje Micro:bit në MakeCode

Mësimi 5 –Leximi i të dhënave nga sensori

Në këtë mësim do të flasim për: ¬

Pasi e kemi krijuar programin tonë të parë dhe e kemi nisur në Micro:bit, tani mund të krijojmë programin me të cilin do të përdorim njërin nga funksionet e Micro:bit-it si mjet hyrës. Më saktësisht, Micro:bit-i kryen veprime të caktuara në bazë të informatave që merr nga përdoruesit ose rrethi (mënyra e aktivizimit të programit).

Kategoria Input përmban komanda të cilat e aktivizojnë një program të caktuar në bazë të informatave që pajisja Micro:bit merr nga përdoruesi ose rrethi pas shtypjes së butonit A, B ose A+B, si dhe sensorët për ndriçim, temperaturë, akcelometër.

Niveli i ndriçimit në dhomë paraqitet me shtypjen e butonit А, ndërsa temperatura në celsius paraqitet me shtypjen e butonit B.

Faza 1

Të menduarit e problemit: Kur përdoruesi shtyp butonin A, programi paraqet nivelin e ndriçimit dhe temperaturën - kur shtyp butonin B.

  • Hapi 1: Shtypni butonin A

  • Hapi 2: Tregoni leximin momental të nivelit të ndriçimit në dhomë

  • Hapi 3: Shtypni butonin B

  • Hapi 4: Tregoni leximin momental të temperaturës në dhomë

Faza 2

Hapni MakeCode për t’i zgjedhur dhe renditur blloqet në hapësirën për programim.

Në faqen e internetit në https://makecode.microbit.org filloni një projekt të ri duke klikuar në butonin New Project dugme1.

Për të mundësuar pranimin e informatës së përdoruesit nga Micro:bit-i, pasi përdoruesi të shtypë butonin A, nga kategoria Input zgjedhim dhe tërheqim në hapësirën programuese bllokun:dugmeA. Nga lista rënëse zgjedhim butonin A.

Për ta paraqitur nivelin e ndriçimit në dhomë fillimisht duhet ta tërheqim në bllokun e sipërm bllokun shownumber nga kategoria Basic, nga kategoria Basic, i cili përdoret për paraqitjen e vlerave numerike. Këtë bllok e shfrytëzojmë për paraqitje pasi niveli momental i ndriçimit në dhomë paraqitet nga 0 deri në 255, ku 0 paraqet errësirën në dhomë, ndërsa 255 paraqet ndriçim të fortë.

Si duket kodi:

_images/89.png

Vlera e nivelit të ndriçimit në dhomë “ruhet” në bllok light. Ne e tërheqim këtë bllok në fushën e bllokut shownumber , të caktuar për vlerën numerike. Ju rikujtojmë edhe një herë, blloku light e ruan vlerën e lexuar nga sensori i ndriçimit i cili, në fakt, është një ekran (display) i Micro:bit-it (rrjeti i diodave LED në ekranin e Micro:bit-it paraqet sensorin e dritës).

Si duket kodi në fund:

_images/91.png

Për të mundësuar që Micro:bit-i ta pranojë informatën nga përdoruesi, pasi përdoruesi të shtypë butonin A, nga kategoria Input zgjedhim dhe tërheqim në hapësirën e programimit bllokun:dugmeA.

Nga lista rënëse zgjedhim butonin B. Për të paraqitur temperaturat në dhomë fillimisht duhet ta tërheqim në bllokun e sipërm bllokun shownumber nga kategoria Basic, i cili përdoret për paraqitjen e vlerave numerike.

Si duket kodi:

_images/92.png

Vlera e temperaturës momentale në dhomë “ruhet” në bllokun temperatura. Këtë bllok e tërheqim në fushën e bllokut shownumber të caktuar për vlerën numerike.

Blloku temperatura e ruan vlerën e lexuar të sensorit për temperaturën e mikroprocesorit të Micro:bit-it, pasi nuk ekziston një sensor i veçantë për temperaturë i instaluar në Micro:bit. Vlera e lexuar nga sensori paraqitet në celsius.

Si duket pjesa e kryer e kodit:

_images/94.png

Si duket programi në fund:

_images/95.png

Faza 3

Testimi dhe analiza e programit.

Për ta testuar programin kemi dy mundësi:

  1. ta nisim në simulator duke klikuar butonin dugmence.

  2. ta kalojmë në Micro:bit. Për ta kaluar programin në Micro:bit duhet ta lidhim me një kompjuter me kabllo USB. Pasi të klikoni butonin download shkarkoni skedarin .hex në kompjuterin tuaj. Duke e tërhequr skedarin në Micro:bit, pajisja është gati për të punuar.

Programin mund ta kontrolloni edhe në simulues:

_images/98.png

Çfarë mësuam?
  • blloqet për leximin dhe paraqitjen e gjendjes së sensorëve janë në kategorinë input.

  • blloku light ruan vlerën e lexuar nga sensori për ndriçim;

  • niveli i ndriçimit paraqitet si vlerë numerike nga 0 deri në 255, ku 0 paraqet errësirën në dhomë, ndërsa 255 paraqet ndriçim të fortë;

  • blloku temperatura ruan vlerën e lexuar nga sensori për temperaturën e procesorit të Micro:bit-it;

  • temperatura matet me gradë celsius;

  • blloku ubrzanje ruan përshpejtimin kur Micro:bit-i lëviz në drejtimin majtas ose djathtas (x), kur Micro:bit-i lëviz para-prapa (y), kur Micro:bit-i lëviz lart e poshtë (z), ose ruan përshpejtimin në të tri dimensionet (drejtimet) (strength).

Test

    Q-37: Çfarë do të shfaqet në Micro:bit pas zbatimit të kodit të paraqitur poshtë:

    _images/102.png

    Zgjidhni përgjigjen e saktë.

  • Kur përdoruesi shtyp butonin A+B, nëpër diodat LED në ekranin e Micro:bit-it lëviz teksti “Përshëndetje botë!”
  • Ju lumtë! Përgjigja juaj është e saktë.
  • Kur përdoruesi shkund Micro:bit-in, nëpër diodat LED në ekran lëviz teksti “Përshëndetje botë!”.
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • Kur përdoruesi shtyp butonin A+B, nëpër diodat LED në ekran lëviz teksti “Përshëndetje botë!”
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • Nuk do të shfaqet asgjë.
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!

    Q-38: Çfarë do të shfaqet në Micro:bit pas zbatimit të kodit të paraqitur poshtë:

    _images/103.png

    Zgjidhni përgjigjen e saktë.

  • Kur përdoruesi shtyp butonin A+B, nëpër diodat LED në ekranin e Micro:bit-it lëviz teksti “Përshëndetje botë!”
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • Kur përdoruesi shtyp butonin A+B, nëpër diodat LED në ekran lëviz teksti “Përshëndetje botë!”
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • . Kur përdoruesi shtyp butonin A+B, nëpër diodat LED në ekran lëviz teksti “Përshëndetje botë!”
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • Nuk do të shfaqet asgjë.
  • Ju lumtë! Përgjigja juaj është e saktë.

    Q-39: Çfarë do të shfaqet në Micro:bit pas zbatimit të kodit të paraqitur poshtë:

    _images/104.png

    Zgjidhni përgjigjen e saktë.

  • Në ekran shfaqet butoni që është shtypur: A, B ose të dy në të njëjtën kohë.
  • Ju lumtë! Përgjigja juaj është e saktë.
  • Në ekran shfaqen A dhe B me renditje të rastësishme.
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • shfaqet shkronja А e pastaj shkronja B.
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!
  • Nuk do të shfaqet asgjë.
  • Përgjigja juaj nuk është e saktë. Provoni përsëri!